Bonucci: Për Juven e refuzova Realin

19 shkurt 2019 | 16:13

Qendërmbrojtësi italian i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka thënë se e ka refuzuar ofertën e Real Madridit për tu rikthyer sërish në Juventus.

“A është e vërtetë që e refuzova Real Madridin? Po, është. Real Madridi më shikoi dhe kjo më bëri të ndihem shumë krenar, si dhe isha shumë i kënaqur që isha i kërkuar nga ta. Kjo do të thotë që unë kam punuar mirë gjatë vjetëve të fundit. Megjithatë, thirrja nga Juventusi dhe kthimi në atë që unë e ndiej si shtëpi të zemrës sime bëri që unë të vendosja se Juventusi ishte opsioni më i mirë për mua”, ka thënë Bonucci.

Mbrojtësi italian gjatë verës së vitit 2017 ishte transferuar në Milan nga Juventusi. Kuqezinjtë ia kishin dhënë menjëherë atij shiritin e kapitenit, por, verën e kaluar, italiani dëshiroi të kthehet përsëri te “Zonja e Vjetër” pasi që nuk ishte i lumtur në “San Siro”.

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ikona e modës, Karl Lagerfeld është ndarë nga jeta ditën…