Bordi drejtues i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore aprovon raportin vjetor të punës

28 mars 2019 | 11:14

Bordi drejtues i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në takimin e djeshëm ka shqyrtuar dhe miratuar raportin vjetor të punës për vitin 2018.

Gjithashtu, Bordi ka diskutuar edhe për zhvillimin e Planit Strategjik Afatmesëm të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, me të cilin do të përcaktohen kahet e zhvillimit të mëtejmë të këtij institucioni, përgjegjës për zbatimin e skemës së sigurimeve shëndetësore publike në Republikën e Kosovës.

Pas diskutimeve në Bord, anëtarët e tij u pajtuan për zhvillimin e Planit Strategjik Afatmesëm të Fondit, në pajtim me legjislacionin në fuqi lidhur me zhvillimin e planeve strategjike, duke marrë në konsideratë që ky plan të ketë kohëzgjatja afatmesme.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore (FTU) të Universitetit “Isa Boletini”…