Bordi i Aleancës Kosovare të Biznesit: Kosova duhet të themelojë Bursën e Kapitalit

20 dhjetor 2023 | 11:12

Bordi i Aleancës Kosovare të Biznesit mbajti takimin e rregullt të fund vitit 2023 ku diskutuan dhjetë pika të rendit të ditës, mes të tjerëve ishte Ligji i ri i Administratës tatimore të Kosovës ATK, Ligji i Fondit Sovran në Kosovë, Tregtia e brendshme në Kosovë dhe Raporti i aktiviteteve të AKB-së.

Bordi i AKB-ës miratoi raportin e aktiviteteve dhe tha se informaliteti në Kosovë është i lartë dhe Ligji i ATK -së sa do që është i mirë, nëse nuk zbatohet profesionalisht ai dëmton konkurrencën e drejtë në Kosovë.

“Fondi Sovran i Kosovës duhet themeluar nga teprica e buxhetit jo të ndahet buxhet shtesë dhe Bordi udhëheqës mos të jetë politik por profesional dhe i pavarur nga politika. Ekonomia e brendshme ka nevojë ndër të tjerat për themelimin e Bursës e cila fuqizon kapitalin dhe siguron investimet në sektorë të ndryshme në Kosovë”, thuhet ne njoftim.

“AKB-ja i kërkon Qeverisë së Kosovës të procedon sa më shpejtë ligjin për Bursën e kapitalit në vitin 2024 si mundësi e re e zhvillimit ekonomik vendor dhe ndërkombëtar ashtu siç e kanë shumë vende në Ballkan dhe në Evropë”, thuhet më tej në njoftim.

Në takim ishin Agim Shahini Kryetar i AKB-së, Suat Berisha nënkryetar, si dhe anëtarët e Bordit udhëheqës: Xhevdet Rexhepi Viva Fresh Store, Shkëlzen Jusaj Petrol Company, Haziz Tafaj Agrokosova Holiding, Arianit Koci Koci&Vokshi, Ahmet Kuqi Solid dhe Isak Tusha IMI-COP.

May be an image of 6 people

Njoftimi i plotë i AKB-së:

Kosova duhet të themelon Bursën e Kapitalit
Bordi i AKB-së mbajti takimin e rregullt të fund vitit 2023 ku diskutuan dhjetë pika të rendit të ditës ku mes të tjerëve ishte Ligji i ri i Administratës tatimore të Kosovës ATK, Ligji i Fondit Sovran në Kosovë,Tregtia e mbrendëshme në Kosovë dhe Raporti i aktiviteteve të AKB-ës.
Bordi i AKB-ës miratojë raportin e aktivitetet dhe tha se informaliteti në Kosovë është i lartë dhe Ligji i ATK -ës sa do që është i mirë ,nëse nuk zbatohet profesionalisht ai dëmton konkurencën e drejtë në Kosovë.
Fondi Sovran i Kosovës duhet themeluar nga teprica e buxhetit jo të ndahet buxhet shtesë dhe Bordi udhëheqës mos të jetë politik por profesional dhe i pavarur nga politika.
Ekonomia e mbrendëshme ka nevojë ndër të tjerat për themelimin e Bursës e cila fuqizon kapitalin dhe siguron investimet në sektore të ndryshme në Kosovë.
AKB-ja i kërkon qeveris së Kosovës të procedon sa më shpejtë ligjin për Bursën e kapitalit në vitin 2024 si mundësi e re e zhvillimit ekonomikë, vendor dhe ndërkombëtare ashtu siq e kanë shum vende në Ballkan dhe në Evropë.
Në takim ishin Agim Shahini Kryetar i AKB-ës, Suat Berisha nënkryetar, si dhe antarët e Bordit udhëheqës :Rexhepi Viva Fresh Store,Shkëlzen Jusaj Petrol Company, Haziz Tafaj Agrokosova Holiding, Arianit Koci Koci&Vokshi, Ahmet Kuqi Solid dhe Isak Tusha IMI -COP.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aktiviste ka penguar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, duke…