Bordi i ZRrE-së miraton bilancin vjetor të energjisë elektrike për vitin 2023

27 janar 2023 | 16:49

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka mbajtur të premten seancën parë me radhë për këtë vit,  ku pas shqyrtimit, ka miratuar bilancin vjetor të energjisë elektrike për vitin 2023.

“Qëllimi kryesor i miratimit të bilancit vjetor të energjisë elektrike është që të projektojë përmbushjen e nevojave të konsumatorëve me energji elektrike, në sasi të mjaftueshme gjatë vitit, duke angazhuar kapacitetet e prodhimit dhe importit të energjisë elektrike”, ka njoftuar e ZRrE-ja

Po ashtu, në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar komentet nga gjeneratori publik  KEK-u lidhur me monitorimin e shitblerjes së energjisë elektrike, si dhe komentet nga KOSTT, lidhur me monitorimin e blerjeve të energjisë elektrike pagesat dhe nominimet për operatorin e sistemit të transmetimit (KOSTT).

Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe miratuar listën e taksave dhe shërbimeve për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes( KEDS), dhe ka aprovuar 5  kërkesa të konsumatorëve për autorizim për vetkonsum, nga të cilat 3 vijnë nga ndërmarrjet dhe 2 nga personat fizik me gjithsej 194.4 kW.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Azem Makolli -…