Borrell konfirmon takimin e Kurtit me Vuçiqin në Bruksel

06 gusht 2022 | 10:42

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, ka njoftuar se ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Borrell ka bërë të ditur se takimi do të mbahet më 18 gusht në Bruksel, njofton Klankosova.tv.

“Kam ftuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka shkruar Borrell.

Takimi vjen pas tensioneve që u ngritën në veri të vendit, pasi qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet për targat dhe dokumentet serbe.

Serbët lokalë vendosën barrikada dhe bllokuan rrugët që çonin në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Pas kërkesës së ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, reciprociteti u shty për një muaj nga ana e ekzekutivit, kur edhe u hoqën të gjitha barrikadat nga serbët lokalë.

.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lufta e Rusisë në Ukrainë pritet të hyjë në fazë…