Borxhi i korporatave do të rritet në mënyrë ‘marramendëse’ këtë vit

13 korrik 2020 | 16:12

Kompanitë në mbarë botën do të marrin deri në 1 trilion dollarë borxh të ri në vitin 2020, pasi përpiqen të mbështesin financat e tyre kundër koronavirusit, ka vlerësuar një studim i ri.

Kjo rritje e paparë do të rrisë borxhin e përgjithshëm global të korporatave në 12 %  apo në rreth 9.3 trilion dollarë.

Vitin e kaluar gjithashtu pati një rritje të mprehtë prej 8 për qind, rritje kjo  e nxitur nga bashkimet dhe blerjet, dhe nga firmat që huazuan financimin e blerjeve të aksioneve dhe dividentëve. Por kërcimi i këtij viti do të jetë për një arsye krejtësisht të ndryshme, pra prej pandemisë, shkruan “scantv”.

“Covid-19 ka ndryshuar gjithçka”, u shpreh Seth Meyer, një menaxher portofoli në Janus Henderson, firma që përpiloi analizën. “Tani bëhet fjalë për ruajtjen e kapitalit dhe ndërtimin e një bilanci të fortifikuar”.

Kompanitë amerikane i detyrohen gati gjysmës së borxhit të korporatave në botë në 3.9 trilion dollarë dhe kanë parë rritjen më të shpejtë në pesë vitet e fundit të çdo ekonomie të madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktualisht Çaushi qëndron në burgun e sigurisë së lartë në…