Boshnjaku beson në fitore ndaj Llapit

16 maj 2022 | 12:08

Edhe pse me shumë probleme, kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku ka pranuar se ata do të luftojnë deri në fund të kampionatit për ta shpëtuar Prishtinën nga barazhi.

Derisa ka mbetur vetëm edhe një xhiro për tu zhvilluar, Prishtina rrezikon seriozisht barazhin. Ndeshjen e fundit “bardhë e kaltërtit” do të udhëtojnë drejt “Zahir Pajazitit” ku do të takohen me Llapin. Rezultati i vetëm që i konvenon kryeqytetasve është fitorja.

Pas humbjes nga Drita, Lorik Boshnjaku ka folur në Kanal 10, ku ka zbuluar problemet e klubit.

“Ne duam të luajmë për dy ngjyra dhe një qytet, por ne kemi probleme të ndryshme, duke filluar nga zhveshtoret të cilat është rrezik të marrim ndonjë sëmundje nga ato vende, por problemi i fundit te Prishtina janë lojtarët”, ka thënë fillimisht Boshnjaku.

Kapiteni i Prishtinës beson te skuadra e tij, dhe tregon për sakrificën që e kanë bërë gjatë gjithë vitit.

“Të gjithë e dinë çfarë sakrifica kemi bërë për klubin, dhe vazhdojmë t’i bëjmë, ne do ta mbyllim vitin si burrat ashtu siç jemi marrur vesh, e njoh kapacitetin e të gjithë lojtarëve, respekt për Llapin por ne kemi treguar që kur është puna për me vendos të luajmë, ne fitojmë, dhe kështu do ja dalim deri në fund” përfundoi Lorik Boshnjaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër me datë 17.05.2022 me rastin e Ditës së Çlirimit…