Bostoni fiton gjysmëfinalen e parë

01 maj 14:16

Kanë nisur ndeshjet gjysmëfinale të “play-off”-it në Konferencën e Lindjes, ku skuadra e Bostonit e mposhti 117-101 Philadelphia në përballjen e parë.

Pas 15 minutash të ekuilibruara, skuadra e Celtics merr frenat e lojës në dorë, duke e komanduar gjatë gjithë kohës takimin, me 3 lojtarë që realizuan mbi 20 pikë: Rozier 29, Tatum 28 dhe Horford 26 pikë, një trio që bëri diferencën në parket. Philadelphia u përpoq të qëndrojë në lojë me Embiid, që realizoi 31 pikë e 13 rebaund, por i vetëm e pati të pamundur të përballonte skuadrën e Boston, që e shfrytëzoi më së miri faktorin fushë. Boston udhëheq 1-0 serinë e takime gjysmëfinale.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP) sot do të shpalosë…