Bostoni fiton sfidën e kryesuesve, humbasin Golden State, Miami dhe Denveri

11 janar 2024 | 11:48

Denveri fitoi me rezultat 127-120 ndaj Minnesotas në përballjen mes dy skuadrave që kryesojnë Konferencat përkatëse. Fitore e merituar e Celtics, ku u dalluan Tatum me 45 pikë e Brown me 35 pikë e 11 rebound.

Humbet ekipi kampion i Denverit, që u mund me shifrat 124-111 nga Utah Jazz. Clarkson e Markkanen realizuan 53 pikë së bashku për Jazz, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Jokiq për miqtë. Vijon kriza e Golden State, që u mund thellë me rezultat 141-105 në fushën e tij nga New Orleans, duke dalë edhe nga zona “play-out”. Tetë lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 10 pikë, ndërsa për Warriors mungoi lojtari lider.

Zhgënjen edhe Miami, që u mund me rezultat 128-120 nga Oklahoma, që falë këtij triumfi ngjitet në vendin e dytë në Perëndim. Shai me 28 pikë u dallua për Oklahoma. Fitojnë edhe Clippersat, 126-210 ndaj Torontos, ndeshje ku u dalluan Leonard e George, me nga 29 pikë secili.

Rezultatet

Boston – Minnesota                  127-120
Charlotte – Sacramento            98-123
Detroit – San Antonio               108-130
Indiana – Washington              112-104

Atlanta – Philadelphia               139-132
Miami – Oklahoma                    120-128
Chicago – Houston                     124-119

Golden State – New Orleans    105-141
Utah Jazz – Denver                    124-111
Clippers – Toronto                     126-120

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka këmbëngulur që të ketë…