Bostoni leksion Miamit, barazon serinë e finaleve në Lindje

24 maj 2022 | 11:45

Boston Celtics ka fituar me rezultat 102-82 ndaj Miami Heat në finalen e katërt “play-off” të vlefshme për Konferencën e Lindjes në NBA, duke barazuar 2-2 serinë e takimeve.

Fitore e merituar e Bostonit, që e dominoi sfidën luajtur në fushën e tij, duke treguar forcën përballë një Miami të shpërfytyruar. Titullarët e Miami realizuan në total 18 pikë, një shifër katastrofike, duke treguar se nuk ishin në një ditë të mirë. Më i miri për miqtë ishte Oladipo me 23 pikë, që e nisi takimin nga stoli. Për

Bostoni shkëlqeu Tatum me 31 pikë, por edhe pjesa tjetër e skuadrës e mbështeti në këtë fitore. Tashmë seria e ndeshjeve spostohet në Florida, në Majemi, por gjithçka duket e hapur, teksa faktori fushë ka ndikuar. Në Perëndim, skuadra e Golden State udhëheq 3-0 serinë ndaj Dallasit dhe është një fitore larg titullit.

Konferenca e Lindjes – Finale “play-off”
Miami – Boston    82-102 (2-2)

Konferenca e Perëndimit – Finale “play-off”
Golden State – Dallas     (3-0)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka…