Bostoni mendon për ‘play-off’-in, Golden State dhe Chicago fitore për renditje

12 prill 2024 | 11:25

Golden State arriti një fitore të rëndësishme ndaj Portlandit jashtë fushe me shifrat 100-92, duke parakaluar Lakersat në renditje. Curry me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për Warriors. Humbja e dytë radhazi për Bostonin, që u mund me rezultat 118-109 në shtëpi nga New York. Një humbje pa pasoja për Celtics, që mbeten ekipi më i mirë në NBA këtë sezon, i vetmi që ka kaluar kuotën e 60 fitoreve.

Skuadra e Chicago mundi me rezultat 127-105 Detroitin, ndeshje ku për Bulls u dallua DeRozan, autor i 39 pikëve. Fiton edhe Utah Jazz me rezultat 124-121 ndaj Houstonin, sfidë ku protagonist ishte VanVleet me 42 pikë, por që s’mjaftuan për miqtë.

Rezultatet

Detroit – Chicago                         105-127
Boston – New York                      109-118
Utah Jazz – Houston                   124-121
Portland – Golden State             92-100
Sacramento – New Orleans       123-135

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli pas humbjes nga Roma…