Pioli: Goli i Romës ishte i parregullt, neve na u mohua një penallti

12 prill 2024 | 11:19

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli pas humbjes nga Roma në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës, ka thënë se goli i fitores për skuadrën kundërshtare erdhi nga një pozicion jashtë loje.

“Kemi pasur disa vështirësi në pjesën e parë. Na u desh të bënim zgjedhje më të qarta dhe më të guximshme pa top. Ata krijuan disa situate, por më pas pësuam gola nga një kënd, ku ata u treguan më të zgjuar se ne. Në pjesën e dytë më pëlqeu skuadra dhe ne e luajtëm ndeshjen, ndoshta jo me qartësinë dhe cilësinë e zakonshme. Tani ka mbetur edhe një ndeshje dhe skuadra mund të bëjë shumë më mirë. Këndi nga i cili shënoi Mancini ndoshta erdhi nga një pozicion jashtë loje i Lukakut dhe pranë fundit Abraham kapi topin me dorë brenda zonës dhe jo me kokë. Fatkeqësisht nuk ishim shumë me fat me këtë gjyqtar. Përmbysja e rezultatit nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Pioli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka reaguar në lidhje me…