Bostoni siguron kualifikimin në ‘play-off’, triumfojnë edhe Denvero e Golden State

12 mars 2024 | 12:03

Skuadra kampione e Denverit fitoi me rezultat 125-119 ndaj Torontos, në një përballje spektakolare mes dy ekipeve.

Tjetër ndeshje e mirë për Nikola Jokiq, që realizoi sërish një “triple double”, me 35 pikë, 17 rebound e 12 asistime. Denveri barazon Oklahomën në vendin e parë në Perëndim.

Bostoni bëhet ekipi i parë në NBA këtë sezon që arrin kuotën e 50 fitoreve, duke mposhtur me rezultat 121-99 Portlandin. Brown me 37 pikë e Tatum me 26 pikë ishin më të mirët në fushë. Jo vetëm kaq, por Bostonin matematikisht ka siguruar kualifikimin edhe në fazën “play-off”. Jashtë fushë fiton edhe Golden State, që mundi me rezultat 112-102 San Antonio. Kuminga me 22 pikë e Thompson me 21 bënë diferencën në fushë.

Skuadra e Dallasit, falë “triple double” të Luka Donqiq (27 pikë, 12 rebound, 14 asistime), mundi 127-92 Chicago jashtë fushe.

Rezultatet

Detroit – Charlotte                    114-97
Cleveland – Phoenix                 111-117
Chicago – Dallas                        92-127
San Antonio – Golden State    102-112
Denver – Toronto                      125-119
Portland – Boston                     99-121

Lajme të sponsorizuara

Të fundit