Botohet libri “Marrëdhëniet e hershme historike midis Arbërisë dhe Kroacisë”

16 janar 2022 | 14:53

Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, është botuar libri “Marrëdhëniet e hershme historike midis Arbërisë dhe Kroacisë” me autorë Muhamet Mala dhe Jahja Dranqolli.

Libri trajton periudhën mesjetare arbërore dhe kroate, të cilën autorët quajnë epoka e artë e historisë dhe e qytetarisë kroate dhe arbërore.

Libri ofron interpretime të reja dhe ,sipas autorëve, bazohet në arkivat dhe bibliotekat kroate, italiane, austriake dhe shqiptare. “Nëpërmjet trajtimit tematik në libër, vihet re se ndërveprimet më aktive arbërore kroate janë më të dukshme në zonat bregdetare të Adriatikut, të cilat në mesjetën e hershme ndaheshin etnikisht nganjëherë midis kroatëve dhe arbërorëve. Ky konfiguracion etnik i mesjetës është vendimtar në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe kroatëve për faktin e afërsisë dhe ndonjëherë edhe kontaktit territorial të këtyre dy popujve”, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” autori i librit Jahja Dranqolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditëve të fundit është aluduar për një marrëdhënie romantike mes…