Botohet libri me tregime i Afrim Demirit

19 korrik 2023 | 08:48

Ka dalë nga shtypi përmbledhja me tregime “17 figura” e krijuesit Afrim Demiri.

Kjo vepër është botuar nga shtëpia botuese “Beqir Musliu” dhe së shpejti do të jetë në libraritë e vendit tonë.

Njoftimin për botimin e librit e ka dhënë vetë autori në Facebook.

Njoftimi i plotë i tij:

Personazhet e 40 tregimeve të mia, të përmbledhura në librin “Figura e 17-të”, u kthyen në shtëpi, për të marrë udhë prej sot e tutje drejtë juve lexues të nderuar.

Mund t’iu duken të trishtë, absurd, filozofik apo vrastar, të humbur në botën arkaike apo mbledhës të kujtimeve fëmijërore, andaj keni kujdes me ta, trajtoni si veten. I falënderoj të gjithë ata që kanë ndikue që ky libër të formësohet! Prej sot të gjitha fjalët vlerësuese ju takojnë juve!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arthur C. Brooks Ndoshta biseda më mbresëlënëse që bëra kur…