Bottas: Jam gati të dueloj ndaj Hamiltonit

17 qershor 2020 | 15:25

Edhe pse ka qëndruar tre muaj pushim për shkak të koronavirusit, piloti finlandez Valtteri Bottas shprehet se është gati për nisjen e sezonit 2020 në Formula 1. Deri më tani janë zyrtarizuar 8 gara, por në total mund të jenë 15-18 të tilla.

Bottas ka kryer një stërvitje të veçantë gjatë kësaj periudhe dhe është gati të duelojë ndaj Lewis Hamilton.

“Para 3-4 javësh bëra një test fizik dhe kam arritur rezultatet më të mira në jetën time. Kjo ndodhi pasi kam pasur shumë muaj në dispozicion për të qenë në formën e duhur fizike. Kam shumë besim dhe kam më shumë shanse se zakonisht”, ka thënë Bottas, pilot i Mercedes, raporton “Telesport”.

“Falë këtij pushimi të gjatë kam qenë sistematik në stërvitje. Do të jetë një sezon special, i veçantë, pasi do të jetë më i shkurtër se zakonisht. Çdo gabim do të kushtojë më shumë se herët e tjera, pasi nuk ke shumë kohë për të rikuperuar”, ka shtuar Bottas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot realiteti është i ndryshëm dhe rrallë të bie që…