BQK-ja: Diaspora solli rreth 1 miliard euro në vitin 2020

17 maj 2021 | 12:27

Rreth 1 miliard euro kanë dërguar bashkatdhetarët gjatë vitit 2020, në kulmin e pandemisë, duke shënuar rekord të ‘prurjeve’ nga diaspora ndër vite.

Kjo shifër është bërë me dije nga ana e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

“Remitencat arritën vlerën prej 980.1 milionë euro në vitin 2020 dhe shënuan rritje vjetore prej 15.1 për qind duke arritur në 14.4 për qind të BPV-së”, thuhet në raportin e BQK-së mbi stabilitetin financiar për vitin 2020.

Sipas këtij raporti, remitencat përmes operatorëve që transferojnë para kanë shënuar rritje më të lartë për 60.0 për qind, ndërsa remitencat përmes bankave kanë shënuar rritje për 14.9 për qind.

Ndërkaq në anën tjetër, duke pasur parasysh masat kufizuese në udhëtim, remitencat që vijnë përmes “kanalit jo-formal” kanë shënuar rënie prej 46.0 për qind.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të…