Presidentja Osmani takohet me homologun kroat

17 maj 2021 | 12:24

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të presidentëve të rajonit Brdo-Brijun në Slloveni, ka takuar me homologun kroat, Zoran Milanoviq.

Të dy bashkëbiseduesit, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve i kanë vlerësuar të shkëlqyeshme dhe janë shprehur ta gatshëm që ato të  intensifikohen në shumë sfera të interesit të përbashkët, shkruan “Epoka e re”.

Në këtë kontekst është përmendur mundësia e bashkëpunimit në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

Presidenti Milanoviq ka thënë se Kroacia mbështet integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, sikundër edhe liberalizimin e vizave dhe rrugën evropiane.

Në takim është biseduar edhe situata me pandeminë Covid-19, ndërkohë që  presidentja Osmani falënderoi Kroacinë për dhurimin e një sasie të vaksinave.

Në Samitin e presidentëve të rajonit Brdo-Brijun, presidentja Osmani pritet të ketë edhe takime me presidentët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka bërë prezantimin e…