Kurti: S’kemi liberalizim vizash për shkak të imazhit jo të mirë të Kosovës

17 maj 2021 | 12:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka bërë prezantimin e programit qeverisës para deputetëve të Kuvendit.

Gjatë fjalës së tij, ai ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret sa i përket liberalizimit të vizave.

Por sipas tij, liberalizimi i vizave nuk është duke ndodhur për shkak imazhit jo të mirë të Kosovës që ndërlidhet me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Liberalizimi përmendet dy herë: në njërën anë kemi plotësuar të gjitha kriteret dhe në anën tjetër nuk e kemi liberalizmin. Kjo vjen për shkak të imazhit tonë që e cilësojnë vendin tonë si shtet me korrupsion dhe krim. Ne duhet ta ndryshojmë imazhin e vendit tonë në mënyrë që të avancojmë si shtet”, ka thënë Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës në një…