Brahimaj: Rasim Kiçina kishte shpirt kryengritësi

30 maj 2020 | 14:02

Ish-gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka kujtuar rënien e Rasim Kiçinës e Ragip Halilajt në përvjetorin e rënies së tyre.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Rasim Kiçina ka pas gjithmonë shpirt kryengritësi, dhe asnjëherë nuk është pajtuar me robërinë.

Postimi i plotë i Brahimajt:

Gjithmonë me shpirt kryengritësi, asnjëherë i pajtuar me robërinë. Deri në frymën e fundit, kur u bashkove me shumë bashkëluftëtarë, në botën e përjetësisë. Keshtu të njoha në vitin 96/97 kur ishim pjesë e kordinimit të njesive guerile Drenicë e Dukagjin, kështu të njoha kur shkonim për furnizime me armatim në Shqipëri. I tillë ishe Hero Rasim Kiçina.

Poashtu sot kujtojmë edhe bashkluftëtarin Heroin Ragip Halilajn i cili nuk u nda nga ti deri në perjetësi.

Lum Atdheu që ka pas burra si ju.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…