Bravo, Feronikeli!

12 gusht 2019 | 23:01

Shkruan: Ardian Kastrati

Më 10 gusht, patëm kënaqësinë që, me kampionin e Kosovës ‘Feronikelin’, në Prishtinë të shohim miqësoren me “A.C. Milan” , klubi i dytë më i madh në Evropë për nga titujt, ndërkaq i gjithë ky aktivitet po ndikon që, edhe në qytetarët e Prishtinës të kalojmë nga verat monotone të së kaluarës, në vera me aktivitet sportiv të dendur, ashtu siç janë kudo nëpër Evropë.

21 vjet më parë, rajoni i Drenicës prej nga vjen klubi i futbollit Feronikeli, për të satën herë gjatë historisë, ishte caku kryesor i tërë makinerisë vrastare të Serbisë. Kjo për arsyen se,  Drenica prapë po bënte historinë përmes familjes Jashari, ashtu siç bëri shpesh, përmes figurave të njohura kombëtare, si Hasan Prishtina, Shote e Azem Galica, Shaban Polluzha e deri te Tahir Meha.  21 vjet më parë, përmes veprës së Jasharëve, kjo trevë na tregoi  kuptimin e vërtetë të çlirimit, si domosdoshmëri për arritjen e lirisë moderne. Për UÇK-në dhe Shtabin e Përgjithshëm të saj, të stacionuar në Drenicë, e të rrethuar me qindra mijëra forca serbe, raportuan mediet më të njohura tëbotës.  Për të gjithë ata, që në atë kohë kanë udhëtuar e punuar me gazetarë dhe diplomatë të huaj , me siguri ju kujtohet mbishkrimi në postblloqet serbe, në rrugën Prishtinë- Pejë, si paralajmërim për kolegët e tyre “ Drenica, neprijateljska zona” ( “Drenica, zona e armikut”). 21 vjet më parë, çlirimi i Kosovës,fillimisht kalonte nga Drenica. Kjo trevë, ishte pjesë tepër e rëndësishme e përpjekjeve gjigante të luftës së popullit tëKosovës për çlirim, luftë kjo që, ishte në përputhje me interesat strategjike të fuqive perëndimore në Ballkan dhe përpjekjeve tëtyre për establimin e një rendi të ri liberal nëpër botë, projekt ky të cilit, i printe SHBA-ja dhe në kuadër të të cilit bënë pjesëedhe intervenimi i NATO-s në Kosovë, më 1999.

21 vjet pas, në rrethana komplet të ndryshme, ku shoqëria kosovare po vuan nga gërryerja e brendshme, si pasojë e keqqeverisjeve të ndryshme dhe korrupsionit galopant, dhe nga sfidat për faktorizimin e shtetit të Kosovës në planin e jashtëm , kjo trevë po i jep Kosovës një përfaqësim të dinjitetshëm nëarenën ndërkombëtare, por kësaj radhe, përmes dimensionit sportiv, me konkretisht përmes klubit të futbollit ”Feronikeli”, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve dhe Ligës së Evropës. Dinamika e lartë e punës dhe organizimi strategjik në nivele të larta profesioniste brenda klubit si dhe koordinimi i përkrahjes së klubit me Komunën e Drenasit, bëri që ky klub, i themeluar vonë, pra më vitin 1974, të ketë paraqitje tëdinjitetshme, pos tjerash edhe në garat evropiane. Pavarësisht humbjes aksidentale nga “ The New Saints” dhe humbjes nga “Slovan Bratislava” (ekip me 142 lojë në garat evropiane, 15 herë kampion i ishekosllovakisë dhe 10 milionë euro vlerë tëlojtarëve– më shumë se Feronikeli”), ‘Feronikeli’na dhuroi shfaqje të bukura futbolli në garat evropiane gjatë kësaj vere, duke na tërhequr kështu vëmendjen nga torturat dhe topitja që,po na shkakton gjendja socio-ekonomike në Kosovë, e shkaktuar nga shumica e politikanëve të cilët, pushtetin e shohin si njëtrajtim psiko-terapik për vetën e tyre.

Natyrisht që, siç u tha më lartë, puna ekipore dhe kontributi i tëgjitha strukturave që, angazhohen rreth dhe brenda Feronikelit”, është shumë i rëndësishëm, por pa dyshim se vula e suksesit lidhet me presidentin e klubit, z. Naser Ramaj. I lindur dhe më vonë i rritur si shumë moshatarë të tij nëpër flakët e luftës në Drenicë, z. Ramaj tashmë më shumë se 10 vite operon shumë suksesshëm me bizneset e tij në Mal të Zi dhe Slloveni. Sipas medieve malazeze, z. Ramaj ka ndërtuar projekte milionëshe në Budva dhe gjithandej Malit të Zi, ndër të cilat mëtë jashtëzakonshme do të jenë dy projektet e fundit: “Victoria Residence dhe projekti i madh i radhës “ Porto Budva”. Në këtëtruall me 6.000 m2 në qendër të Budvës, pra vetëm disa metra larg qytetit të vjetër (deri vonë në pronësi të politikanit të njohur nga Budva, z. Boro Lazoviç)  do të ndërtohet qendra e madhe afaristo-biznesore, “Porto Budva”, me një investim prej miliona eurosh, në një hapësirë prej 27.000 m 2. Gjithmonë, sipas mediave malazeze, z. Ramaj gëzon respekt të jashtëzakonshëm si një njeri serioz dhe ndër taksapaguesit më të mëdhenj tëBudvës, pra, kjo nuk kaluar pa rënë në sytë e politikanëve pro-serbë në Malin e Zi. Njëri nga ta është edhe Nebojsa Medojeviç që, udhëheq “Lëvizjen për Ndryshim” dhe që, atje njihet si njëkundërshtar i pavarësisë Malit të Zi. Ai në “ Srpska TV”, ka akuzuar pushtetin në Mal të Zi, se po lejon që, “komandantet e UÇK-së, të investojnë në Budvë, duke i debuar investitorët rusëe bjelorusë, meqenëse z. Ramaj, ka blerë kompaninë shumë tënjohur “Alart Centar- Budva”. Këtyre akuzave, z. Ramaj u është përgjigjur me padi për shpifje, si kundër televizionit “ SrpskaTV”, ashtu edhe ndaj z. Medojeviç. Nuk është e çuditshme që, tanimë, z. Ramaj, të atakohet nga qarqet pro-serbe në Mal të Zi, duke marrë parasysh që, tanimë ai i kontribuon zhvillimit tëjashtëzakonshëm të Budvës, si qendra turistike më e njohur nëvijën bregdetare në Mal të Zi.

Z. Ramaj, duke sakrifikuar kohën e çmueshme të bizneseve të tij në Mal të Zi dhe Slloveni, është kthyer në Drenicë dhe si president i KF “Feronikeli”, ka filluar një projekt mjaft fisnik. Që në fillim, për medie ai deklaroi : “Unë do t’i marr të gjitha obligimet, kurse lojtarët dhe trajneri vetëm le ta kryejnë punën e tyre”. Jo vetëm që, ka treguar zemërgjerësi me financat e tij për klubin, por strategjia të cilën, ai ka zgjedhur për të zhvilluar klubin “Feronikeli”, është një model i suksesshëm i klubeve tëfutbollit nëpër Evropë.

Z. Ramaj po bën dallimin me shumicën e klubeve të tjera, përmes modelit të tij të menaxhimit dhe të organizimit profesional të klubit. Nëse analizojmë modele suksesi, të cilat kanë determinuar strategjitë për zhvillimin e klubeve të futbollit evropian dhe përmes kësaj gjenerimin e të ardhurave financiare, shohim shumë ngjashmëri në stilin menaxhues të z. Ramaj. Ndryshe nuk mund të lexohet suksesi i KF “ Feronikeli”. Sot, sporti është një fushë e rëndësishme ekonomike dhe përbën 3% të aktivitetit ekonomik botëror. Në këtë kontekst, futbolli nuk është vetëm sport, por edhe një biznes i cili, për dallim nga bizneset tjera, rrallëherë mund të bankrotojë. Z.Ramaj, me përvojën e tij, e ka të qartë këtë model. Ai po e fakton këtë, duke treguar se presidenti si një lider, ka një rol të shumëfishtë brenda klubit, por edhe në raport me palët e tjera për faktin se duhet tëmendohet jo vetëm për projekte afatshkurtra, por edhe për atoafatgjata. Modeli i z. Ramaj, është se pari maksimalizimi i përformancës sportive, kurse më vonë profitet financiare. Ky model kërkon sakrificë dhe investim që, ai po e bën pa hezitim,kurse dëshmi për këtë, janë investimet e tij të shumëfishta nëklub, premitë, biletat falas për shikues, etj.

Në praktikë, ekziston një model evropian i administrimit të klubeve të futbollit, i cili ndryshon nga modeli amerikan i menaxhimit të klubeve sportive, ku në këtë të fundit,maksimalizimi i përfitimit financiar është qëllimi kryesor. Në klubet evropiane, shpesh ka një gatishmëri nga ana e pronarëve ose aksionarëve për të toleruar humbjet financiare, veçanërisht nëse ato mund të kompensohen nga sfera të tjera të biznesit, por me synimin për ta rritur përformancën sportive, pra, fitoret dhe titujt ( kujtojmë se si në fillim Sheiku Mansur mbuloi 103 milion funte humbje të Manchester Cityt, për shkak të dështimit tëfitimit të titullit të kampionit në Angli).

Profesor Kesene nga Universiteti i Antwerpenit si dhe autorë tëtjerë, si Roterberg dhe Sloane që, kanë hulumtuar këto modele,si teori për menaxhimin e klubeve të sportit ( në veçanti tëfutbollit) janë shprehur se modeli amerikan i sportit, është një model i maksimalizimit të fitimit financiar dhe si i tillë, është identik me qëllimet e çdo ndërmarrjeje biznesi të natyrës josportive. Mirëpo, futbolli evropian është i ndryshëm, sepse ndryshe nga sportet në SHBA, klubet nuk janë të orientuara drejt maksimalizimit të fitimit, por ato janë “utility maximisers”, apomaksimalizues të shërbimeve, e sipas Sloane, ky është koncepti ekonomik i kënaqësisë totale të përfituar nga konsumi i shërbimeve ose mallrave. Në rastin e futbollit, kjo do të thotë se pronarët e klubeve dhe menaxhmenti, fillimisht do të jenë të kënaqur me numrin e fitoreve, titujve, sukseseve në fushë, rritjen e numrit të shikuesve në stadion, mbështetjen nga komuniteti e kombi, ekspozimin më të madh ndaj medieve, internacionalizimin e klubit, e, tek më vonë, me përfitimet financiare. Është pikërisht kjo çfarë po bën, z. Ramaj me menaxhmentin e tij në Feronikel.

Hulumtimet e autorëve të njohur nga kjo sferë sportive, si Radner dhe Dutta, po ashtu tregojnë se modeli teorik i maksimalizimit të fitimeve shpesh mund të dërgojë nëfalimentim, prandaj, kërkohen edhe strategji të tjera (si kjo e Feronikelit), që është, fillimisht maksimalizimi i rezultateve sportive, si garancë për sukseset afatgjata të klubit, duke përfshirë në një fazë të mëvonshme edhe përfitimet financiare. Pra, siç thotë populli ”rruga më e gjatë është më e sigurt”, sepse ne shohim se si shumë investitorë (me pak përjashtime) nëklubet e Kosovës kanë zgjedhur “rrugën e shkurtër”, pra atë tëmaximalizimit të përfitimeve financiare, përmes klubit nëaspektin afatshkurtër , shpesh duke zhvatur e duke shkatërruar edhe reputacionin e klubeve me renome në Kosovë.

Mirëpo, në rastin e Feronikelit dhe në rastet e ngjashme,suksesi nuk varet vetëm nga investitori. Në të ardhmen, shteti duhet ta ndihmojë procesin e evoluimit të statusit juridik tëklubeve dhe jo t’i mbajë klubet në pronësi të vetën, me vetëm pak përkrahje financiare. Kjo do të ishte një ndihmesë e madhe për sukseset afatgjata, jo vetëm të Feronikelit.

Duke vënë re ligën spanjolle, shohim se tri klubet e mëdha të saj si: Real Madridi, Barcelona dhe Athletic Bilbao”, kanëpasur lidhje të forta me shtetin, mirëpo në fillim të viteve 1990,pas problemeve të mëdha financiare të klubeve, të cilat u krijuan si pasojë e blerjes dhe angazhimit të lojtarëve të shtrenjtë, shteti detyroi klubet të ndryshojnë statusin e tyre, duke iu kërkuar që tëfunksionojnë si kompani me përgjegjësi të kufizuar. Qëllimi themelor i këtij transformimi ishte që, klubet të reformoheshin, duke operuar si çdo kompani tjetër me aktivitet afarist. Në anën tjetër, në Angli klubet kanë pasur status të tillë që nga themelimi, pra kanë pasur kapitalin themelues, bordin drejtues dhe kanë operuar si persona juridikë. Operimet e tilla, fillimisht kanë sjellë maksimalizim të rezultateve sportive dhe pas disa viteve, edhe maksimalizim të profiteve financiare. Sot, vetëm nga të drejtat televizive, klubet në Spanjë përfitojnë mbi 60% tëtotalit të profiteve të tyre, kurse në Angli mbi 50 %. Natyrisht se kjo nuk do të thotë që, sukseset e tilla të klubeve do të varen ekskluzivisht nga statusi juridik i klubit, sepse kemi për shembull edhe rastin e klubit të Atletiko Bilbaos”, i cili angazhon vetëm lojtarë vendorë, por gjithmonë synon renditjensa më të lartë në tabelë.

Megjithatë, varësisht se në pronësi të kujt është klubi, varet edhe strategjia e operimit, e, rrjedhimisht edhe sukseset e saj. Nëfutbollin evropian, sot mbizotërojnë klube të cilat, kanë tre tipathemelore të pronësisë. Në kontekstin kapitalist, kemi rastet klasike të klubeve të privatizuar si në Angli e Itali, ku pronari ka ndikimin më të madh në vendimmarrje. Pastaj, kemi shembullin e klubeve që funksionojnë si korporata me kapital publikoprivat. Klubet e organizuara nën këtë sistem, operojnë kryesisht me tregun e bursave përmes aksioneve dhe ato menaxhohen nga bordi i drejtorëve, siç është rasti i familjes Glazer në Manchester United (në bursën e New Yorkut) ose familja Agnelli nëJuventus që, operojnë në bursën e Milanos. Ndërsa, në rastin e Realit apo Barcelonës, ato janë të regjistruara si asociacione, ku anëtarët e tyre zgjedhin Presidentin dhe menaxhmentin e klubit,dhe ku klubi si asociacion i anëtarëve nuk mund të shpenzojëshumë se sa që fiton.

Çdo klub gjatë zhvillimit e tij, pëson tri faza ose tri modele të ndryshme biznesi që, zhvillohen dhe përmirësohen gjatë rrugës dhe këto janë: faza fillestare, faza e zhvillimit nacional dhe ajo në nivel ndërkombëtar. Secila fazë ka specifikat dhe veçoritë e veta, si në aspektin e objektivave të përcaktuara ashtu edhe për nga karakteristikat e saj të cilat, varen së në cilën fazë tëzhvillimit gjendet klubi.

Në fazën e parë, burimet kryesore të të ardhurave për klube janë shitjet e lojtarëve. Rruga drejt arritjes së këtij synimi kalon përmes akademive të futbollit, ku bëhet përzgjedhja e lojtarëve të rinj e të talentuar, të cilët stërviten përmes trajnimeve të specializuara. Lojtarët e përzgjedhur dhe të ndërtuar kështu,pastaj shiten ose në klube të mëdha ose zëvendësojnë lojtarët seniorë të klubit. Rasti më ilustrues i ngritjes përmes një modeli të tillë, është klubi i Manchester United, gjate viteve 1980-ta dhe fillim të viteve 1990-ta.

Në fazën e dytë, pra atë të zhvillimit nacional, klubi fillon tëbëhet një brend nacional. Karakteristikat themelore të këtij modeli të biznesit konsistojnë në faktin që, klubi fitonkampionatin ose është gjithmonë në renditje të lartë tabelore dhe klubi rregullisht merr pjesë në garat evropiane. Fuqia kryesore e këtyre klubeve, është tek transferet, një bazë konstante e shikueseve si dhe atraktiviteti medial.

Faza e tretë, pra ajo e nivelit ndërkombëtar, është diçka për tëcilën, klubet kosovare duhet të presin mjaft shumë.

Duke e parë modelin e biznesit të “Feronikelit”, domethënë skemën e zhvillimit aktual të klubit, mund të dallojmë se klubi gjendet diku në mes të fazës së parë dhe fazës së dytë, sepse tani klubi po kalon nga sukseset periodike në rrafshin nacional, nësuksese stabile dhe nga pjesëmarrje periodike në garat evropiane, në pjesëmarrje stabile në këto gara (marrë parasysh edhe vitin kur “Feronikeli” nuk u licencua). Mirëpo, për ta pasur një kalim të suksesshëm nga faza transitore e zhvillimit (shkolla e futbollit dhe garat në nivel nacional), drejt fazës se suksesshme (fitoret e titujve në garat nacionale dhe pjesëmarrje e rregullt nëgarat evropiane), atëherë klubi duhet ti kushtojë kujdes më tëmadh dhe trajtim të veçantë shkollës së futbollit (faza e parë e zhvillimit) si dhe balancit të transfereve (faza e dytë e zhvillimit). Kur këta dy komponentë menaxhohen si duhet, atëherë pashmangshëm në një të ardhme, do te arrihet deri te realizimi i profiteve më të mëdha, edhe nga drejtimet e tjera, siç mund të jenë për shembull të drejtat televizive. Emërimi i trenerit të njohur Dejan Vukiçeviq dhe blerja e mesfushorit, Milos Krkotiç, nga Buduçnosti i Titogradit (mesfushor i kombëtares malazeze), janë shenjat që, klubi po fillon zhvillimin stabil, në kuadër, pra, të asaj që njihet si fazë e dytë e zhvillimit të klubeve.

Krejt në fund, është me rëndësi të theksohet se, profesorët e mirënjohur, Kasa dhe Gomez, duke studiuar modelet e klubeve të suksesshme evropiane të futbollit, kanë konstatuar se financat e shëndetshme janë esencialisht të rëndësishme për sukseset sportive, por financat e balancuara nuk varen nga sukseset afatshkurtra në sport. Në studimin e tyre, ata kanë konstatuar poashtu, se strukturat e organizuara mirë dhe shpërndarja e roleve dhe përgjegjësive te profesionistët e fushave në menaxhimin e klubit, janë faktorët kryesorë që, garantojnë suksesin sportiv.

Pak a shumë ky është edhe modeli që po e vërejmë te Feronikeli”, dhe në mënyrë që, ky operim të këtë vazhdimësi, duhet që të gjitha strukturat të vazhdojnë të ndihmojnë dhe t’ialehtësojnë punën presidentit, Naser Ramaj, duke qenë mirënjohës, jo vetëm për investimet e tij, por edhe për sigurinë që ofron ky model, për sukseset afatgjata të Feronikelit”. Duke u bazuar edhe në modelet e menaxhimit të klubeve evropiane që,i ilustruam me lartë, do të ishte mirë që, në rastin e Feronikelit” dhe jo vetëm këtu, përparësia ligjore e privatizimit të klubit në të ardhmen t’i jepet pikërisht njerëzve si, Naser Ramaj, sepse në skenë po ngrihet një klub, i cili është themeluar vitin 1974 dhe po ushqen shpresat, që në të ardhmen të depërtojnë në skenën ndërkombëtare, jo vetëm fëmijët e talentet e zonës, por edhe atyre nga e gjithë Kosova.

Të lumtë “Feronikeli”!

Ky shkrim i dedikohet talentëve rinj të futbollit dhe themeluesëve të klubit “ Feronikeli“

(Autori është Doktor  shkence në marrëdhëniet ndërkombëtare, profesor në Universitetin e Prishtinës dhe pasionant i madh i lojës së futbollit).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afrimi i shtuar dhe i dukshëm midis Rusisë dhe Serbisë,…