Bremeni befason Schalken, lëndohet Rashica

30 maj 2020 | 17:29

Werder Bremen e ka befasuar Schalke 04, pasi e mposhti sot me rezultat 0-1.

Golin e vetëm në ketë ndeshje e realizoi Leonardo Bittencourt, në minutën e 32-të. Ylli i Kosovës, Milot Rashica që asistoi të goli i vetëm i ndeshjes, në pjesën e dytë është lënduar e më pas është zëvendësuar. Ende nuk dihet se sa serioz është lëndimi i anësorit nga Vushtrria.

Në ndeshjet tjera Hertha e mposhti Augsburgun (2-0), kurse Mainzi pësoi humbje nga Hoffeniheimi (0-1). Tri pikë i mori edhe Eintracht Frankfurtnë përballje me Wolfsburgun (1-2).

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për medie, me…