Brenda 24 orëve kanë vdekur 4 pacientë nga Covid-19 në Kosovë

07 korrik 2020 | 07:46

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 4 vdekje nga koronavirusi, pacientët kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për tri viktima nga koronavirus, një nga Fushë Kosovë, Podujeva ndërsa viktima e tretë ishte nga Gjakova, nuk është bërë e ditur për viktimën e katër se nga është dhe as mosha.
Në njoftimin e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, thuhet se numri i viktimave nga koronavirus ka shkuar në 79.

“Më 06 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 429 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 195 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive 3.703 raste nga 25.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 79 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të…