Breshër i madh ‘godet’ Kaçanikun (video)

29 maj 2022 | 16:22

Që nga dita e djeshme kanë ndryshuar kushtet atmosferike në vendin tonë.

Dje pati shi dhe vende-vende edhe breshër në disa qytete të Kosovës. Ndërsa, sot qyteti i Kaçanikut ka pësuar vërshime nga breshëri i madh që ka rënë.

Qytetarët kanë publikuar pamje të madhësisë së breshërit që ra vetëm pak minuta më parë.

Kujtojmë se dje veriu dhe jugu i Kosovës u përballen me stuhi të fuqishme. Përbrenda pak orësh, në vend u regjistruan një mijë shkarkime rrufesh.

“Momentalisht kemi stuhi të fuqishme në veri dhe jug të Kosovës, ku të paktën 1000 shkarkesa elektrike janë regjistruar për pak orë, duke sjellë reshje të fuqishme, lokalisht rrëke dhe breshër”, njoftoni Meteo Kosova.

 

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia Kufitare e Kosovës në veri, me njësitet kompetente rajonale…