Brightoni interesohet për Muriqin

15 nëntor 2022 | 10:44

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po shkëlqen në La Liga me skuadrën e Mallorcas. Forma e mirë e sulmuesit shtatlartë ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Fillimisht interesim për Muriqin treguan Sevilla e Villarreali, kurse tash për sulmuesin ka shfaqur interesim edhe skuadra nga Premierë Liga, Brightoni.

Ish-lojtari i Lazios në këtë edicion ka realizuar 8 gola dhe e ka bërë 1 asistim. Prizrenasi ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2027, ndërsa klubi spanjoll thuhet se ia ka vendosur klauzolën e shkëputjes së kontratës prej 30 deri në 40 milionë eurosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jude Bellingham është një nga mesfushorët më të vlerësuar në…