Britania nën “pushtetin” e stuhive

17 gusht 2022 | 19:55

Prej dy ditësh Britania e Madhe është “pushtuar” nga moti i keq. Për shkak të stuhive të shiut janë përmbytur disa rrugë por edhe ndërtesa.

Ndërkohë që autoritet ju kanë bërë thirrje banorëve që të tregohen të kujdesshëm pasi situata meteorologjike paraqitet mjaft e rëndë.

Gjithashtu si pasojë e motit të keq dhe shkarkesave elektrike janë dëmtuar disa banesa dhe shtëpi.

Një hekurudhë është përmbytur, si dhe dhjetëra fluturime janë anuluar në Londër për shkak të motit të keq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flota e Detit të Zi, e cila është e vendosur…