Britney Spears mbyll Instagramin pas ndarjes nga Sam Asghari

21 gusht 2023 | 00:08

Ikona e muzikës pop, Britney Spears, u bë e ditur se është ndarë nga partneri i saj, Sam Asghari.

Çifti i famshëm i dhanë fund martesës së tyre një vit pas ceremonisë që bëri bujë të madhe gjithandej.

Në kërkesën për divorc, Sam ka përmendur “dallimet e papajtueshme” dhe ka kërkuar që artistja të paguajë mbështetjen bashkëshortore dhe tarifat e avokatëve të tij.

Ai e konsideroi datën e ndarjes së tyre si 28 korrik, shkruan Page Six.

Asghari u tha që “po përpiqet të negociojë koncesione përtej martesës së tij dhe kërcënon të dalë publikisht me informacione jashtëzakonisht të sikletshme për Britneyn nëse nuk paguhet”.

Krijuesja e hitit “Oops! I Did It Again” ndërkohë ka fshirë të gjitha fotografitë me Sam.

E njëjta gjithashtu ka mbyllur llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Thashethemet se 29 vjeçari dhe 41 vjeçarja ishin në krizë martesore kanë qarkulluar për një kohë mes raportimeve se të dy jetonin të ndarë për një kohë të gjatë. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta italiane Libero nën titullin Edi Rama, artisti i famshëm…