Brnabiqi: Vuçiqi po e shpjegon thelbin e hipokrizisë nga e cila po vuajmë

30 qershor 2022 | 08:36

Ana Brnabiq, kryeministrja e Serbisë, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksanadër Vuçiq, pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka shpjeguar “thelbin e hipokrizisë” që, sipas saj, e ka bashkësia ndërkombëtare ndaj Beogradit e si rezultat i kësaj “Serbia po vuan”, sipas Brnabiq.

“A i respektojmë rezolutat e OKB-së apo jo? A i zbatojmë marrëveshjet ndërkombëtare apo jo? Integriteti territorial i shteteve të njohura ndërkombëtarisht është i pacenueshëm apo jo? Ne e respektojmë ligjin ndërkombëtar gjithmonë apo siç na përshtatet neve? Presidenti serb Aleksandar Vuçiq shpjegoi thelbin e hipokrizisë nga e cila po vuajmë çdo ditë”, ka shkruar ajo në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet…