Broja, afër marrëveshjes me West Hamin

18 korrik 2022 | 11:28

Armando Broja është duke u kthyer sërish në Angli. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja pak ditë pasi u bashkua me Chelsean në fazën përgatitore në SHBA, rikthehet në Angli për të mbyllur marrëveshjen me West Hamin.

Sipas asaj që raporton gazetari sportiv Fabricio Romano dhe Adam Njuzon, thuhet se 20-vjeçari ka udhëtuar gjatë mbrëmjes për në ishull dhe se klubi i West Hamit është shumë pranë marrëveshjes me shqiptarin, i cili pritet të nisë një aventurë të re në Londër, por me fanellë tjetër dhe jo të Chelseat.

Paraqitjet e tij me Southamptonin sezonin e kaluar bënë që të Broja të jetë një nga emrat më të lakuar në këtë sesion të merkatos verore.

Në sezonin e kaluar me fanellën e Southamptonit në të gjitha kompeticionet, Armando Broja u aktivizua gjithsej në 38 ndeshje duke shënuar 9 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 1 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e famshme e “Game of Thrones”, Emilia Clarke, ka…