Broja: Besojmë në kualifikim

17 korrik 2019 | 11:16

Mesfushori Ron Broja iu bashkua Partizanit në këtë afat kalimtar. 23-vjeçarit iu besuan 22 minuta në sfidën e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Qarabagut, teksa në një prononcim për “Supersport”, Broja u shpreh optimist dhe beson se skuadra e tij mund t’ia dalë në Baku.

Gjithashtu, futbollisti nga Mitrovica ka thënë. “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. E dimë se çfarë force ka Qarabagu. Ne jemi përgatitur shumë mirë dhe besojmë se mund të kualifikohemi. Falënderoj trajnerin që më dha rastin të luaj disa minuta. Besoj se do të kem më shumë hapësira. Ky është vetëm fillimi dhe u ndjeva mjaft mirë në fushë. Është skuadër e madhe Partizani. Besoj se edhe këtë vit do të shpallemi kampionë”, ka thënë Broja.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artisti 24-vjeçar Post Malone ka njoftuar se turneu i tij…