Broja përfundon në listën e Milanit

23 shtator 2022 | 11:57

Zlatan Ibrahimoviqi nga sezoni i ardhshëm me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e Milanit për shkak të moshës dhe dëmtimeve. Mes emrave për ta zëvendësuar prej javësh qarkullojnë Hajlund dhe Kudus.

Gjithsesi “Corriere dello Sport” konfirmon se një objektiv i madh është Armando Broja. Sulmuesi kuqezi është kërkuar me ngulm në muajt e fundit nga Napoli, por në fund vendosi të qëndronte te Chelsea.

Blutë e Londrës për ta lënë të lirë kërkojnë plot 35 milionë euro, teksa së fundmi kanë rinovuar kontratën me bomberin 21-vjeçar edhe për disa vjet të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Regjimenti i parë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës…