Brozoviqi firmos për Al Nassrin

03 korrik 2023 | 14:45

Marcelo Brozoviq është zyrtarisht lojtari më i ri i klubit saudit të Al Nassr.

Pas disa ditësh tentativash nga klubi arab për të bindur lojtarin kroat dhe klubin e Interit, tashmë është kompletuar dhe ka përfunduar transferimi i mesfushorit në klubin ku do të luajë pranë Cristiano Ronaldos.

Brozoviq firmosi pak çaste më parë një kontratë deri në qershor të vitit 2026. Interi përfitoi nga kjo shitje 18 milionë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci,…