Brukseli konfirmon, Shqipëria merr dritën jeshile nga BE-ja

21 maj 2026 | 13:20

Pas lajmit se Shqipëria ka marrë sinjal pozitiv në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, burime nga Brukseli kanë konfirmuar për “A2 CNN”, se drafti i qëndrimit të përbashkët të BE-së (EUCP), bazuar në raportin IBAR, është miratuar në COELA pa asnjë kundërshtim nga shtetet anëtare.

“Drafti i qëndrimit të përbashkët të përkohshëm të BE-së (EUCP, bazuar në IBAR) sapo është miratuar në COELA pa asnjë kundërshtim të mëtejshëm nga shtetet anëtare. Hapi i radhës është kalimi i tij nesër pasdite për miratim tek ambasadorët e BE-së në COREPER, përpara se Konferenca Ndërqeveritare (IGC) të konfirmohet zyrtarisht”, është thënë në përgjigjen e Këshillit të Bashkimit Evropian për “A2 CNN”

Raportohet se pas këtij miratimi do të konfirmohet zyrtarisht mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian më 26 maj.

“Ne takimin e sotëm, të gjitha vendet kanë dhënë dritën jeshile për të vijuar me miratimin e IBAR-it dhe kalimin e dosjes në Coreper II, i cili sanksionon formalisht mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare më 26 maj”, ka raportuar medumi shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori portugez Bernardo Silva është gjithnjë e më pranë kalimit…