Bruno dhe Yllka Kuqi bashkojnë forcat për një këngë verore – pamje nga xhirimet e klipit “Karma”

22 korrik 2023 | 18:36

Sezoni i verës është i ngjeshur me punën për pjesën më të madhe të estradës shqiptare.

Kjo pasi në këtë sezon, shumë prej tyre angazhohen në sjelljen e projekteve të reja muzikore dhe pjesëmarrjen nëpër koncerte e evente të ndryshme.

Një këngë verore për publikun kanë menduar ta sjellin edhe dyshja Bruno Revolt dhe këngëtarja nga Kosova, Yllka Kuqi.

Kënga e tyre e re do të titullohet “Karma” dhe është punuar nga dyshja maksimalisht për të sjellë diçka në predispozitat e hitit veror.

Telegrafi ka përcjell nga afër xhirimet e klipit, ku edhe ka marrë detaje shtesë nga protagonistët rreth këtij bashkëpunimi.

“Kënga është baashkëpunimi im i dytë për këtë, pas atij me Nora Istrefin i cili rezultoi mjaft i suksesshëm. Tani po sjell diçka me një prej zërave më të pëlqyer këtu në Kosovë dhe jo vetëm, me Yllka Kuqin. Kemi punuar prej kohësh në këtë bashkëpunim dhe besoj do të dalë diçka interesante”, tha Bruno për Telegrafin.

I njëjti bëri të ditur titullin e këngës, dhe shpjegoi edhe tematikën e saj.

“Kënga titullohet ‘Karma’, pasi i dedikohet një dashurie të humbur, megjithatë pavarësisht kësaj është shumë verore dhe ritmike, dhe besoj që do të jetë shumë e pranueshme për veshin e publikut. Mezi pres që ta dëgjoni”, tha për Telegrafin, banori i Big Brother VIP Kosova.

Klipi këto ditë përfundoi xhirimet në disa lokacion me produksionin Kotorri, dhe pritet që të publikohet nga java e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 22.07.2023 Punime të…