BSPK-ja shpall grevë të përgjithshme nga 25 gushti

18 gusht 2022 | 13:41

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka shpallur të enjten grevë të përgjithshme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka thënë se obligohen që të gjithë punëtorët hyjnë në grevë. Ai ka thënë se greva do të nisë nga 25 gushti dhe do të zgjasë derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

“Kërkojmë 100 euro shtesë deri sa të miratohet Ligji për paga. Më 10 gusht 2022 BSPK-ja ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme me qëllim të sigurimit të situatës. BSPK-ja përsëri ka ndjekur të gjitha rrugët ligjore drejt realizimit të kërkesave, por nuk ia doli të ulet me qeverinë dhe të gjejmë një rrugë të duhur. Prandaj sot dua t’u informojë se ligji është ai që na obligon të hyjmë në grevë, dhe për këtë shkak sot po e shpallim grevën e përgjithshme për shkak të mosrealizimit të kërkesave”, ka thënë Hykolli.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar barna të…