Sekuestrohen barna të kontrabanduara nga Serbia

18 gusht 2022 | 13:36

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar barna të kontrabanduara nga Serbia.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit serb i është gjetur një sasi e madhe e barnave të padeklaruara.

“Policia kufitare gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve në menaxhimin dhe kontrollin kufitar në hyrje të Kosovës te ‘Dheu i Bardhë’, ka ndaluar për kontroll të përbashkët me Doganën e Kosovës automjetin e markës ‘Citroen C3’ ngjyrë e hirit, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull serb dhe gjate kontrollit në automjet në një çantë laptopi i është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave të cilat kishin banderola të Serbisë dhe të njëjtat nuk ishin deklaruar paraprakisht. Bazuar në kompetencën lëndore barnat i janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe ndaj personit është iniciuar procedura për kundërvajtjen doganore”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Torinos ka marrë lajme të mira para ndeshjes…