Buffoni: Nuk ka favorit në ndeshjen United – PSG

11 shkurt 2019 | 11:49

Gianluigi Buffoni beson se nuk ka favorit në duelin e Ligës së Kampionëve në mes të Paris Saint-Germainit dhe Manchester Unitedit, por i bëri thirrje skuadrës së tij të bëjë paraqitje më të fortë dhe më muskulore ndaj gjigantit të Premierligës.

“Mendoj se duhet ta përmirësojmë mentalitetin, qëndrimin dhe shpirtin për të flijuar për ekipin. Të martën na pret një ndeshje shumë e rëndësishme. Duhet të bëjmë ndeshje të madhe. Ndeshja jonë ndaj Manchester Unitedit duhet të jetë më muskulore, më e fortë dhe me qëndrim ndryshe. Jo [nuk jemi favoritë], mendoj se është 50/50”, ka thënë Buffoni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Reddit”, ajo që njihet ndryshe si “faqja e parë e…