Buffoni: PSG-ja ma ka ofruar rinovimin e kontratës

17 maj 2019 | 11:13

Legjenda e Italisë, Gianluigi Buffon, ka konfirmuar se është në bisedime me Paris Saint-Germainin për ta vazhduar kontratën.

“Klubi ma ofroi rinovimin e kontratës dhe kjo më bën shumë të lumtur. Është shumë kënaqësi. Do të takohemi gjatë ditëve të ardhshme për ta parë projektin e ri dhe për ta kuptuar nëse e konsiderojmë të drejtën për të ecur përpara”, ka thënë Buffon.

“Unë jam i lumtur në Paris, jam duke përjetuar një përvojë të jashtëzakonshme që në moshën 40-vjeçare kam dashur ta gëzoj. Arrita këtu, i bindur se do ta sfidoja veten si lojtar, person dhe gjeta atë që po kërkoja në atë çast. Në Itali kemi këtë perceptim të gabuar rreth futbollit francez, i cili, sipas mendimit tim, pa dyshim është më pak i evoluar në mënyrë taktike se në Itali, por është shumë i vështirë në nivelin fizik dhe teknik”, ka deklaruar ish-portieri i Juventusit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, pas takimit që ka pasur…