Bukuria e shqiptareve të Athinës

30 maj 2022 | 21:04

Ambasada amerikane në Tiranë, sjell në vëmendje historinë dhe lashtësinë e racës shqiptare. Përmes një botimi dëshmi e një udhëtimi në viset shqiptare në Çamëri dhe shqiptarët që banonin ishullin Kos.

A nuk është e vërtetë që në Athinë, një qytet me një qiell kaq të pastër, gratë e të gjitha kohërave ishin më të bukurat në të gjithë Greqinë dhe janë sot, më të shëmtuarat në të gjithë Greqinë?

Femrat e bukura shqiptare që popullojnë qytetin e Athinës, nuk mund të krahasohen, sepse janë të një race krejtësisht tjetër (shih figurën bashkëngjitur).

Duket se mjegulla dhe lagështia e ajrit nxisin freskinë e lëkurës, siç shihet te gratë hollandeze.  Gratë romake dhe veneciane janë gjithashtu, më të bardha se të gjitha femrat italiane.

Burrat e Athinës, kanë reshtur së dalluari për hijeshinë, por banorët e ishullit Kos (banuar nga arvanitasit), kanë ruajtur atë që të lashtët u kanë atribuar.

“Ky ishull, duket se lind perëndi”

“Udhëtimi për në Greqi, në vitet 1803 dhe 1804” faq.92-95
“Voyage en Grèce, fait dans les années 1803 et 1804”, by Bartholdy, J. L. S. (Jakob Ludwig Salomo), 1779-1825; Du Coudray, Auguste; Lapie, M. (Pierre), 1779-1850

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Kada U njohëm në pranverën e vitit 1998 përmes…