Bukuroshja ruse përballet me 20 vjet burg, zbuloni çfarë gjeti policia në shtëpinë e saj

15 qershor 2022 | 11:24

Kristina Dukhina është një bukuroshe ruse, e cila së fundmi po përballet me një maksimum prej 20 vitesh burg. Arsyeja është se policia e Moskës gjeti gjysmë kilogrami mefedron në apartamentin e saj.

34 vjeçarja , e cila më parë ka qenë finaliste e “Miss Dubai” dhe tani pronare e një agjencie modelingu, u ndalua pranë apartamentit të saj luksoz në zonën e ndërtesave të larta të Moskës.

Mediat e huaja shkruajnë se në vitin 2019, Dukina ishte shpallur “Miss Grand Prix Federation”, dhe ka fituar një tjetër konkurs bukurie në vitin 2020.

Por tashmë ajo përballet me ndoshta dy dekada në burg kur policia pas një informacioni kapi modelen me gjysmë kilogramë  mefedron, droga relativisht e re, psiko-stimuluese sintetike e e kategorisë së amfetaminës dhe katinonit.

Nëna e dy fëmijëve po hetohet aktualisht si përgatitëse e drogës për shitje ilegale. Dukina është larguar së fundmi nga rrjetet sociale dhe aktivitetet online, duke shkruar:

“Po largohem nga rrjetet sociale. Do të marr me vete vetëm të dashurit e mi në dhomën sterile të jetës time të re”.

Droga mefedron është prodhuar prej mesit të shekullit të kaluar por është bërë e njohur vetëm në vitet 1999–2000 kur dhe ishte e ligjshme të zotërohej, prodhohej apo shpërndahej.

Ndalimi i saj erdhi gradualisht në vitet 2008 2009, derisa në 2010 ishte ilegale në shumicën e vendeve të BE.

Bukuroshja ruse përballet me 20 vjet burg, zbuloni çfarë gjeti

Bukuroshja ruse përballet me 20 vjet burg, zbuloni çfarë gjetiBukuroshja ruse përballet me 20 vjet burg, zbuloni çfarë gjetiBukuroshja ruse përballet me 20 vjet burg, zbuloni çfarë gjeti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak se avokati i deputetit Pal Lekaj, Arianit Koci…