Bullgaria shtyn futjen e euros në përdorim

02 nëntor 2023 | 20:56

Qeveria bullgare ka njoftuar se ka shtyrë futjen e euros në përdorim deri në vitin 2025.

Edhe pse paraprakisht ishte paralajmëruar se Bullgaria mund ta futë euron në fillim të vitit 2024, qeveria ka thënë se ende nuk është bërë shumë për të krijuar parakushtet ligjore për këtë akt.

“Disa ekspertë dyshuan për qëndrueshmërinë e Bullgarisë për të hyrë në Eurozonë qysh tani për shkak të inflacionit të lartë. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, inflacioni vjetor në Bullgari në vitin 2022 ishte 15,3 për qind”, shkruajnë mediat bullgare.

Një nga kriteret për anëtarësim në Eurozonë ka të bëjë me stabilitetin e çmimeve.

Në Bullgari, inflacioni në shtator ishte 6.4 për qind, ndërsa të dhënat e një muaji më parë tregonin inflacion prej 7.5 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey…