Bulliqi e Durmishi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për projektet infrastrukturore

25 maj 2023 | 13:52

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimin me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për financimin e tri projekteve infrastrukturore në Podujevë.

Në memorandumin e bashkëpunimit për këtë vit do të financohen projektet: Sanimi dhe rehabiltimi i rrugës së dëmtuar nga vërshimet në fshatin Pakashticë, në vlerë prej 154,000.00 euro; zgjerimi, sanimi dhe riasfaltimi i rrugës kryesore në Shamalluk, në vlerë prej 186,500.00 euro; ndërtimi i rrugës Turuqicë- Herticë, në vlerë prej 350,000.00 euro.

Gjatë nënshkrimit të memorandumit është bërë me dije se realizimi i këtyre projekteve do të fillojë këtë vit dhe do të vazhdojë edhe në vitin 2024.

Kryetari Bulliqi e falënderoi zëvendësministrin Durmishi për mbështetjen e ofruar në realizimin e këtyre projekteve infrastrukturore në Komunën e Podujevës, si dhe të dyja palët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit edhe në vitet vijuese në projekte të tjera infrastrukturore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samsung Electronics lançoi së fundmi linjën e re të televizorëve…