Bulliqi pret në takim menaxherin regjional të Postës, diskutojnë për shërbimet postare që ofrohen në Podujevë

24 nëntor 2023 | 12:26

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka zhvilluar takim me menaxherin regjional të Postës së Kosovës, Flamur Kadriu, zyrtarin financiar Altin Hoxha dhe menaxheren e Postës në Podujevë, Shemsie Vokrri.

Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me shërbimet postare që ofrohen në Komunën e Podujevës, si dhe është diskutuar për nevojën e avancimit të këtyre shërbimeve duke bërë digjitalizimin e shërbimeve dhe përmirësimin e shërbimeve postare.

Kryetari Bulliqi shprehu gatishmërinë për bashkëpunim si institucion komune me qëllim të lehtësimit të punës së Postës së Kosovës në terren, me qëllim të ofrimit sa më cilësor të shërbimeve të këtij institucioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese ka rrezuar Ligjit për masat e përkohshme të…