Burim Ramadani tregon qysh avullohen votat (Dokument)

12 tetor 12:52

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Burim Ramadani, ka thënë se ka pasur parregullsi në zgjedhje, raporton “Epoka e re”.

Një gjë të tillë Ramadani e ka argumentuar edhe me publikimin e dy fotografive ku në fletën llogaritëse janë 58 vota, ndërsa në formularin zyrtar janë 0 vota.

Postimi i plotë i Ramadanit:

Ja një rast qysh avullohen votat!
Qendra e Votimit 2401A, Dhoma nr. 2
• Në Fletën Llogaritëse janë 58 vota
• Në Formularin Zyrtar janë 0 vota.
Pra, 58 qytetarë në Suharekë kanë votuar, por Komisionerja Sh.K ka vendosur që t’i avullojë ato vota.
Sigurisht, duhet të ketë rinumërim.
Sigurisht, dikush duhet të shkojë në Gjykatë e të merr dënim.

https://www.facebook.com/burimramadani.ks/posts/10158116154354617

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten rreth orës 01:45 janë arrestuar tre persona në…