Buron ujë nga pema 100 vjeçare në këtë fshat shqiptar

04 maj 2022 | 13:55

Një fenomen i pazakontë ndodh në një fshat në Malin e Zi. Mediat e huaja shkruajnë se nga trungu i një mani (lisi) 100 vjeçar në fshatin Dinoshë në komunën e Tuzit buron ujë.

Sipas banorëve çdo vit pasi të përfundojë dimri, trungu i manit kthehet në burim që rrjedh.

Sipas tyre, ky fenomen zgjatë vetëm një ditë ose dy.

Ndërkohë deri më tani nuk ka ende ndonjë shpjegim se pse ndodh ky fenomen natyror, por pamjet tregojnë një fushë të mbushur me ujë për shkak të ujit që del nga trungu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pulmologu Flamur Marku, ka bërë të ditur se në Klinikën…