Burri nga Prishtina kërkon ndihmë në Polici, raporton se bashkëshortja ka ushtruar dhunë ndaj tij

01 shkurt 2024 | 18:18

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, një burrë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë në familje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, gruaja e tij ka ushtruar dhunë pas disa mosmarrëveshjeve, e më pas dyshohet se edhe e ka sulmuar fizikisht.

Si rezultat i denoncimit, çifti janë intervistuar lidhur me rastin dhe kanë dhënë deklaratat e tyre për atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj gruas është iniciuar rasti për “Dhunë në familje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në…