‘Bye torollake’, Princi nxjerr këngë dhe sulmon keq Jasminën

11 prill 21:29

Princi i “Përputhen” ka publikuar një këngë në kanalin e tij të Youtube dhe gjejeni çfarë? Kënga është një diss për Jasminën, të cilën e ka akuzuar shpesh në studio si materialiste.

“Ah moj Jasmina më more mendët e mia. Hipa te ai Benzi e s’doja më t’ja dija. Lëre se nuk është për ty më thoshte dhe shoqnia, por gropëzën tek mjekra nga afër do ta shihja. I ke hak rolet në filma Hollywoodi, bukuri po e me aktrim ta fut ti. Bashkë në helikopter me shëtit në Ballkan, se mu shtire vullkan pastaj m’dole kallkan. Zemrën ma ndeze, por tani vetë e fika po ti paske pas sytë nga Amerika. Unë s’jam peshk, por i sinqertë dhe kampion je mësu me lepura, luan nuk përballon. S’ta ka marrë mendja, këtë story e kthej në hit, tjeter dimension unë jetoj përditë. Ti je vajzë e ëmbël por tepër dinake. E gëzofsh green kartën, bye torollake”, shprehet Princi për Jasminën.

Kujtojmë se sipas Princit, Jasmina është me Andin vetëm për shkak se ai ka letra amerikane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit 93:63 (27:17, 29:12, 15:22,…