Byroja për Çështje Ndërkombëtare mbështet Shërbimin Korrektues të Kosovës

15 korrik 15:52

Sot, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar donacion nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), pajisje me vlerë prej rreth 65,000 dollarësh.

Shërbimi Korrektues i Kosovës tashmë ka pranuar donacionin e radhës nga INL, 350 dyshek antizjarr, 50 radiolidhje, 1 stacion baze të radiolidhjeve dhe 76 pasqyre të sigurisë.

Me këto donacione INL po mbështetë fuqishëm reformën e zhvillimit të Shërbimit Korrektues, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi të avancuar, të besueshëm, efektiv dhe të vetë qëndrueshëm.

Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim që ta mbështes SHKK-në në rritjen e nivelit të sigurisë, përmirësimin e ambientit dhe kushteve të banimit për të burgosurit dhe të punës brenda SHKK-së.

Fotografia e Shërbimi Korrektues i Kosovës

Fotografia e Shërbimi Korrektues i Kosovës

Fotografia e Shërbimi Korrektues i Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi,  është deklaruar sot…