Bytyqi nënshkruan udhëzimin administrativ për zgjedhjen e drejtorit në institucionet publike edukativo-arsimore

19 korrik 2019 | 15:19

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ të hartuar nga MAShT-i dhe që ka për qëllim të përcaktojë detyrat, përgjegjësitë, kriteret dhe procedurat e zgjedhjes së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të institucionit publik edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar në Republikën e Kosovës.

“Për të mirën e fëmijëve më shumë se prindërit nuk përkushtohet askush, dhe për këtë, bazuar edhe në Udhëzim, do të jenë prindërit dhe kolektivi i shkollës ata të cilët do të kenë rol kyç dhe vendimtar në ketë proces kaq të rëndësishëm. Përmes këtij Udhëzimi Administrativ, që është në përputhje të plotë me dispozitat ligjore, synohet të jetësohet zotimi ynë që prej kur jemi në krye të këtij dikasteri, depolitizimi i sistemit arsimor”, ka thënë ministri Bytyqi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid ka edhe një objektiv këtë afat kalimtar dhe…