Bytyqi: Do të shikohet mundësia e ridizajnimit të universiteteve publike

03 janar 2018 | 12:09

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka thënë se do të shikohet mundësia e ridizajnimit të universiteteve publike.

Sipas tij, universitetet në fjalë, përveç atij të Prishtinës, mund të shndërrohen në fakultete të profilizuara me nevojat e rajoneve ku ndodhen.

Ministri Bytyqi ka vlerësuar se komisioni i formuar për të vlerësuar gjendjen e universiteteve publike, do të dalë me një raport, i cili do të tregojë qëndrueshmërinë e këtyre universiteteve.

“Kjo ka qenë arsyeja që ne të kemi një grup punues, një komision, që të vlerësojë gjendjen e këtyre universiteteve. Ajo çka ne kemi thënë është se universitetet publike nuk mund të jenë nën Universitetin e Prishtinës. Pra, nga ana e cilësisë dhe menaxhimit, minimumi duhet të jenë në nivel të barabartë me UP-në”, ka thënë Bytyqi për “Radio Kosovën”.

Në këtë kontekst, Bytyqi ka theksuar se grupi punues është në përfundim të raportit dhe më pas do të shihet se cila është qëndrueshmëria e universiteteve publike, përveç Universitetit të Prishtinës.

“Ne jemi të interesuar që nëse këto universitete publike nuk kanë qëndrueshmëri të cilësisë së arsimit, t’i kthejmë në dy universitete publike, pra të kalohet në kampuse të universiteteve qendrore. Konsideroj që do të jetë e mjaftueshme që Kosova t’i ketë dy universitete publike. Normalisht, që kjo do një përkrahje politike. Këto kampuse ose këto fakultete, do të shndërrohen në fakultete, aktualisht universitetet që janë në disa qytete të Kosovës”, ka deklaruar Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 48 persona kanë vdekur pas një aksidenti me…